Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Tiranë

PUBLIKUAR

 

foto-14

Ish deputeti i PDK-së në legjislaturën e kaluar, Ramiz Lladrovci, i cili nuk u rikandidua edhe për një mandat, është emëruar i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë.


Këtë e kanë konfirmuar për Indeksonline burime brenda kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Ramiz Lladrovci, me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme, është emëruar i ngarkuar me punë në ambasadën tonë në Tiranë”, kanë thënë këto burime, duke shtuar se “emri i Lladrovcit pas pak ditësh do të dërgohet në presidencë për të marrë dekretimin si ambasador fuqiplotë i Kosovës në Shqipëri”.


Lladrovci e zëvendëson në këtë post ish komandantin e FSK-së, Sylejman Selimi, i cili po gjykohet nga EULEX-i rreth pretendimeve për ‘krime lufte’ gjatë vitit 1999.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...