Lipjanasi ushtron dhunë ndaj gruas, i konfiskohet AK47 dhe fishekë

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Raporti plotë nga Policia:

DHUNË NË FAMILJE

Lipjan,  24.02.2023-17:02.

Viktima femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me një fishekë në tytë si dhe 93 copë fishekë te kalibrit 7.65 mm ku është hapur edhe rasti armëmbajtje pa leje.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.  

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...