Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi sot mori pjesë në lansimin e fazës së dytë të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”, të organizuar nga organizata Women for Women.
Me këtë rast, nënkryetari Bytyqi tha se është i lumtur që Komuna e Lipjanit është përsëri përfituese e fazës së dytë të këtij projekti kaq të rëndësishëm, duke e ditur që faza e parë ka qenë shumë e suksesshme për komunën tonë.
“Një numër i konsideruar i grave nga komuna e jonë kanë përfituar nga organizata juaj përmes projekteve dhe kurseve të ndryshme të cilat kanë fuqizuar rolin gruas ne ekonomi dhe vetëpunësim. Kemi pas nderin ta kemi këtë projekt si pjesë të agjendave komunale, sepse Komuna e Lipjanit me përkushtim të veçantë ka mbështetur rolin e gruas lipjanase, përmes start – up dhe granteve të ndryshme, sepse gruaja është e fuqishme vetëm atëherë kur është e pavarur ekonomikisht” është shprehur nënkryetari Bytyqi.
Kjo nismë e lansuar sot do të ofrojë trajnime dhe mundësi për të ndihmuar gratë që të zhvillojnë aftësi të reja, të fillojnë biznese ose të gjejnë një punë të qëndrueshme.



