Rrëshqitja e dheut, Ministria e Infrastrukturës: Mbyllet segmenti i autostradës nga Suhareka deri në Prizren

PUBLIKUAR

egmenti Suharekë-Prizren i autostradës “Ibrahim Rugova” është mbyllur përkohësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut, derisa segmenti i njëjtë mbetet i hapur nëse lëvizet nga Prizreni në drejtim të Prishtinës.

Të martën në mbrëmje ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi thotë se për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë një segment i autostradës është mbyllur përkohësisht.

“Jemi detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimin rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

“Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim”, ka njoftuar tutje Durmishi.

Ai ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, duke u bërë thirrje që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...