Gruas ia morën 10 mijë euro duke e mashtruar, Prokuroria nis hetimet

PUBLIKUAR

Një grua nga Gjakova ka rënë pre e mashtrimit.

Ajo ia kishte dërgua 10 mijë euro një personit të cilit e kishin njohur përmes rrjeteve sociale.

I dyshuari ishte prezantuar si pronar i një kompleksi banesash.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë Prokuroria e Gjakovës.

Në përgjigje me shkrim nga Themelorja, bëhet e ditur se kanë nisur hetimet.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë gjitha veprimet hetimore dhe janë duke punuar në mënyrë intensive që të zbardhet ky rast. Lidhur me këtë është iniciuar rast për vepër penale “Mashtrimi” nga neni nga 323 të KPRK-së dhe është intervistuar e dëmtuara, ndërsa ende nuk është arritur të lokalizohet i dyshuari identiteti i të cilit është i njohur për policinë. Për të gjitha informatat tjera, do të njoftoheni me kohë lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigje.

Lidhur me rastin Klankosova.tv kishte raportuar më herët.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...