Sallahu hedh dyshime: Mostrat e Astrit Deharit mund të jenë zhdukur më herët se që është raportuar

PUBLIKUAR

Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht.

Sallahu në RTV Dukagjini ka thënë se sipas drejtorit të IML-së, kamerat e sigurisë edhe në momentin e raportimit të zhdukjes së mostrave kanë funksionuar normalisht.

“Mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë parë në epruveta në tetor të vitit 2021 atëherë kur i janë dhënë institutit zviceran për raportin e dytë. Pra ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë. Pra mostrat mund të jenë zhdukur shumë më herët”.

Ai thotë se të gjitha mostrat në IML ruhen në një vend të caktuar dhe sipas tij pas analizave ato arkivohen.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mostrat e Astrit Deharit. Janë arkivuar pas përdorimit. Por ne jemi lajmëruar në dhjetor të vitit 2021 se mostrat e Astrit Deharit nuk janë, derisa mostrat po barteshin nga një frigorifer në një të ri”, deklaroi ndër të tjera Blerim Sallahu./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...