Nura bëri të ditur se nga vërshimet janë prekur 372 familje.
“Le të jetë kjo javë me lajme të mira nga niveli qendror për ato 372 familje të prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit, që ua shkatërroi pothuajse plotësisht mundin disavjeçar, për bizneset që humben një pjesë të pasurisë, për bujqësinë dhe të mbjellat që i mori lumi, infrastrukturën publike dhe për çdo dëm tjetër të shkaktuar një muaj më parë! Pas nënshkrimit të kërkesës zyrtare për kompensim të dëmeve, në një vlerësim ku ishin përfshirë njohës të fushave dhe ekspertë, duke vlerësuar kujdesshëm çdo humbje materiale, sot po u drejtohemi Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për vlerësim të dëmeve për fjalën përfundimtare – kompensimin e dëmit në vlerën e 12,203,029.29 milionë eurove”, ka shkruar Nura.