Java e fundit e shkurtit me mot të ngrohtë

PUBLIKUAR

Mot më i ngrohtë e kryesisht me diell gjatë javës së fundit të shkurtit.

Të hënën do të ketë kalime vranësirash që edhe mund të shfaqin kushte për ndonjë rigë lokale shiu, apo edhe rrebesh bore krejt në vise të larta malore.

Vranësira do të ketë edhe ditën e premte, kur mund të shoqërohen me riga lokale shiu.

Në ditët vijuese rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror do të ketë kryesisht orëve të mbrëmjes, që në disa stacione edhe çon indeksin në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  Gjatë ditës indeksi kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, ndërsa maksimalet pas një rënie të lehtë ditën e hënë në 11C e 12C, nga dita e martë shënojnë rritje në 15C e 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 1-10m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht zbret në vlera normale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...