Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Kërkesa e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për rishikim të vendimit për vazhdimin e paraburgimit është refuzuar sot nga gjyqtari Charles L. Smith.

“Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”, thuhet në vendimin që është nxjerrë sot e që përputhet edhe me ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në vendim janë përmendur disa karakteristika për të cilat thuhet se janë arsye pse duhet të vazhdohet paraburgimi për Thaçin.

Këtu sipas Speciales përfshihen “ndikimi dhe autoriteti i Hashim Thaçit, njohuritë për akuzat dhe provat kundër tij dhe gjithashtu mundësia për një dënim me burgim të gjatë”, “rrezikun që Thaçi do të pengonte procedurat e Gjykatës Speciale”, “rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme”, “faktin që masat kufizuese për lirim nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet”, “peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit” dhe “progresin që vazhdohen të bëhet drejt fillimit të gjykimit e ku kanë mbetur më pak se gjashtë javë”./Express/

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...