21-vjeçari gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit

PUBLIKUAR

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj mbrëmë rreth orës 22:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinē,  më saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve zhvilloi shpejtësi 133 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Bëhet e ditur se lidhur me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet L.RR i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë 300 euro , 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla: Qendra për Punë Sociale nuk dorëzoi raportin brenda afatit, s’e kishte konsideruar detyrim ta kthente Arlindën në shtëpinë e përbashkët

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se raporti tregon që Qendra për Punë Sociale...

Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...

41-vjeçari që vdiq disa ditë pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit kosovar, Agan Asllani

I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti me motoçikletë në Mitrovicë...