Arrestohen 2 persona nën dyshimet se në këmbim të parave kryen provimet për patentë shofer

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘marrje e ryshfetit në sektorin privat’ dhe “bashkëkryerja”

Policia njofton se sot pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar.

“Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: I.M mashkull/kosovar dhe B.M mashkull kosovar“, njofton policia.

“Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale: pesë (5) folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer, një (1) folder  me të dhënat e kandidatëve si dhe dy (2) pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi”, njofton tutje policia.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së përbashkët...

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...

Vrasja e Arlindës, Sveçla dhe Gërvalla flasin për kërkesat për dorëheqjet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...