Policia Kosovës ka bërë të ditur se njësiti policor ka parandaluar një rrahje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në trupin e të dy personave kanë gjetur nga një thikë.
Raporti plotë nga Policia:
SULM /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Lipjan 13.02.2023 – 12:00.
Njësiti policor ka parandaluar një rrahje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në trupin e të dy personave kanë gjetur nga një thikë.
Në konsultim me prokurorin kujdestar iniciohet rasti si më lartë.
Rasti në procedure hetimore.
Foto: Ilustrim


