Për herë të parë, në QKUK kryhet një intervenim i rrallë në zemër te një pacient 37-vjeçar

PUBLIKUAR

Një intervenim i rrallë në zemër është kryer për herë të parë me sukses në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njoftoi të hënën se bëhet fjalë për ablacionin (djegia) radiofrekuent të takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, intervenim ky që është kryer te një pacient i moshës 37 vjeçare.

Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37-vjeçare”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, ShKUK-ja bëri të ditur se Klinika e Kardiologjisë po vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit, me metodologji bashkëkohore dhe falë angazhimit e profesionalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë.

“Këto procedura komplekse kryhen nën mbikëqyrje të  ekspertëve të huaj dhe konform udhërrëfyesve  e rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC)”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...