Kryetari Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Bytyqi, me rastin e ndarjes nga jeta të mësueses Bedrie.
Postimi plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES BYTYQI
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ngushëllon familjen Bytyqi, me rastin e ndarjes nga jeta të mësueses Bedrie.
E nderuar familje Bytyqi,
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësueses sonë të çmuar Bedrie Bytyqi.
Mësuesja Bedrie me punën, përkushtimin, kontributin dhe angazhimin e saj vazhdueshëm për disa dekada me radhë, la gjurmë të pashlyeshme në arsimimin e kuadrove në komunën tonë, ajo u bë emër i respektuar dhe nderohej e çmohet nga secili nxënës dhe bashkëpunëtor.
Duke bashkëndjerë dhimbjen me familjen, miqtë dhe qytetarët lipjanas në emrin tim dhe të gjitha institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të mësueses Bedrie.
Jeta dhe vepra e saj le të shërbejnë si mësim, për ne dhe gjeneratat e ardhshme”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.


