Kryetari Ahmeti pret në takim Gerhard Schaumberger, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Gerhard Schaumberger, drejtor i Caritasit në Kosovë, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”, i cili do të implementohet në tri shkollat e mesme të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti, ka falenderuar përfaqësuesit e Caritasit zviceran në Kosovë për bashkëpunimin në drejtim të realizimit të këtij projekti mjedisor e të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit, në të njejtën kohë Kryetari Ahmeti u ka ofruar gjithë mbështjen insitucionale në zbatimin e këtij projekti të përbashkët, njofton Komuna e Lipjanit.

Nga ana tjetër, Gerhard Schaumberger, drejtor i Caritasit në Kosovë, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Drejtoratin e Arsimit në Komunën e Lipjanit për kontributin e dhënë në implementimin e këti projekti ku do të përfitojnë, nxënësit, mësimdhënsit, shkollat e mbi të gjitha ambienti.

Qëllimi kryesor i projektit është të ndërmerren veprime konkrete ndaj ndryshimeve klimatike dhe të përmirësohet mbrojtja e mjedisit në përmes angazhimit aktiv të të rinjve, duke themeluar dhe fuqizuar klubet ekologjike (Eko –klubet) në tri shkollat e mesme të Lipjanit në mënyrë që të fillojnë me hartimin e projekteve të tyre, projekte këto që do të shpërblehen në kuadër të këtij programi.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...