Mbahet takimi i parë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2023

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, sot Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ka mbajtur takimin e parë për vitin 2023.

Në këtë takim të realizuar me përkrahje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE u diskutuan dhe u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin planifikuar, ka njoftuar Komuna e Lipjanit


Nënkryetari Bytyqi ka theksuar se në vitin që lam pas, KKSB ka realizuar shumë aktivitete në të mirë të sigurisë së qytetarëve. Ai po ashtu tha se edhe në këtë vit nuk duhet të anashkalohet realizimin e sa më shumë aktiviteteve që kanë të bëjnë direkt me brengat e qytetarëve të komunës sonë dhe që kontribuojnë në sigurinë e tyre.

Koordinatori i KKSB-së, z. Haqif Rrustemi prezantoi informatat rreth punës së KKB-së për vitin 2022 e të cilat do të prezantohen edhe në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, si dhe prezantoi draft planin e punës së KKSB-së për vitin 2023, plan ky që pas diskutimeve dhe disa plotësimeve u aprovua me të gjitha votat.

Në fund të takimit, togeri z. Bedri Limani nga Stacioni Policor në Lipjan prezantoi raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës sonë, ku paraqiti edhe disa statistika për vitin 2022.

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...