Sharjet zbusin dhembjen!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Shumica e njerëzve do të shajnë pas rrëzimit apo pas përplasjes mbi diçka – shkencëtarët mendojnë që kjo sjellje e pahijshme në mënyrë të efektshme e zbut dhembjen.

Hulumtuesit kanë vërejtur se sharjet janë sjellje të pazakonshme. Madje posaçërisht te njerëzit të cilët rëndom nuk kanë shprehi të shajnë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit gjithashtu kanë bërë një eksperiment me studentët. Ata është dashur t’i zhysnin duart në kovat me ujë të ftohtë dhe të shanin.Eksperimentin e kanë përsëritur, mirëpo këtë herë studentët kanë shqiptuar fjalë të zakonshme.

Rezultatet kanë treguar që studentët kanë mundur t’i mbajnë më gjatë duart të zhytura në ujë të ftohtë derisa kanë sharë, sesa kur kanë qenë duke shqiptuar fjalë të “rëndomta”.

Shkencëtarët konsiderojnë se në këtë mënyrë kanë dëshmuar që sharja shton tolerancën e dhembjes.

Këtë veprim ekspertët e sqarojnë me atë që sharja është formë e agresivitetit, posaçërisht nëse nuk është pjesë e fjalorit të përditshëm, andaj nxiten instinktet e përshtatshme për situata të rrezikshme, për ç’arsye shtohet toleranca e dhembjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...