Shurupi i hurmave mund të lehtësojë ftohjet, kollën dhe dhimbjet e fytit

PUBLIKUAR

Provoni të lehtësoni vështirësitë e ftohjes me ilaçe natyrale

Moti i ftohtë sjell edhe ftohje të shpeshta të cilat kryesisht manifestohen me dhembje të fytit, me kollë të fortë dhe me hundë të mbyllura.

Para se të merrni ilaçe, provoni ta lehtësoni problemin me ilaçe natyrale.

E gjitha që ju nevojitet janë hurmat, transmeton Telegrafi.

Hurmat përmbajnë kalium, që është ndër mineralet më të rëndësishme i pranishëm në trupin e njeriut. Krahas kësaj, përmbajnë fibra, magnez, antoiksidantë, bakër dhe vitaminë B.

Hurmat janë një ushqim me veprim më të fortë kundër parazitëve, lidhin, shkatërrojnë dhe largojnë parazitët nga organizmi nëpërmjet aparatit tretës, maja, mykun dhe kërpudha të tjera, si dhe metale të rënda, baktere të dëmshme, viruse dhe patogjenë të tjerë toksikë.

Përbërësit:

▪ 1 filxhan hurma
▪ 2 gota ujë

Pritini hurmat në copa më të vogla, më pas vendosini në një tenxhere me ujë dhe lërini të zhytura në ujë për gjysmë ore. Pas kësaj, zieni ujin dhe ziejini hurmat të mbuluara në zjarr të ulët për rreth 20 deri në 30 minuta.

Kur të jenë pjekur i ftohni pak dhe më pas i përzieni. Për të marrë shurupin e hurmës pa tul, kullojeni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...