Imri Ahmeti: Lipjani ka fituar 1,843,786.22 euro nga Granti i Performancës Komunale për vitin 2023

PUBLIKUAR

Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit ka njoftuar se ka pranuar njoftimin se Komuna e Lipjanit ka fituar Grantin e Përformancës Komunale për vitin 2023 sipas përformanës së komunave për vitin 2021.
‘Sot, kemi pranuar njoftimin se Komuna e Lipjanit ka fituar Grantin e Përformancës Komunale për vitin 2023 sipas përformanës së komunave për vitin 2021. Jemi të kënaqur me rezulatin e arritur, ky grant dhe kjo mbështetje është mundësi e veçantë që të realizojmë projekte dhe të ngrisim përgjegjshmërinë. Mjetet e fituara do të dedikohen në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve të vlerësuara si më të nevojshmet dhe më me prioritet. Ne do të angazhohemi edhe më shumë që të gjithë qytetarëve lipjanas t’iu ofrojmë kushte dhe shërbime sa më cilësore’, ka shkruar Ahmeti.
‘Falënderojmë MAPL, Bashkimin Evropian, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), BE-në, Suedinë, Norvegjinë, zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar sa më lartë si dhe të gjithë qytetarët për punën dhe angazhimin e përbashkët’ thuhet tutje.
‘Ne do të vazhdojmë punën me përkushtim, në mënyrë që të vazhdojmë të jemi komunë me performancë sa më të mirë, në zbatim të ligjit dhe transparences, me qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.Urime Lipjan’ ka thënë Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...