Lamborghini thyen rekord të ri shitjesh me dorëzimin e 9,233 makinave në vitin 2022

PUBLIKUAR

Lamborghini e mbylli vitin 2022 duke thyer një tjetër vit rekord shitjesh.

Prodhuesi italian i automjeteve shiti 9,233 automjete në mbarë botën, një rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin 2021, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi i automjeteve vazhdon të shohë rritje pas ndikimit të pandemisë në industri.

Lamborghini Urus përsëri përbënte pjesën më të madhe të shitjeve të prodhuesit të automjeteve, me 5,367 SUV të dorëzuara. Kjo është 7 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Huracan ishte modeli i dytë më i shitur i markës, me 3,113 të dorëzuara, një rritje prej 20 për qind në krahasim me vitin 2021.

Aventador, i cili përfundoi prodhimin (për herë të dytë) në shtator të vitit të kaluar, shiti 753 njësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...