Lipjan, diskutohet Draft – Plani Zhvillimor Komunal – Profilin e Komunës

PUBLIKUAR

Drejtorati për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit sot në sallën e Kuvendit Komunal, ka mbajtur diskutim publik ku është prezantuar Draft – Plani Zhvillimor Komunal – Profilin e Komunës, njofton Komuna e Lipjanit.
Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi tha se hartimi i Planit Zhvillimor Komunal ka një rëndësi të veçantë për faktin se është dokument afatgjatë, që ka për qëllim të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor për tërë territorin e komunës, përmes qeverisjes së mirë, shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore.
Drejtori i DPUMM-së, z. Imri Semetishti tha se ky dokument që është në fazën e hartimit dhe diskutimit publik, do të ndikojë drejtëpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë. Ai ka shtuar se në Profilin e komunës janë përmbledhur, identifikuar dhe strukturuar informatat bazë në fushat tematike, ku përfshihet shqyrtimi i të dhënave për:
– Historinë e zhvillimit të Komunës;
– Gjendjen ekzistuese të Komunës; dhe
– Kapacitetet njerëzore dhe financiare.
Në vazhdim u prezantua “Profili i Komunës” ku pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje dhe të njejtit kanë marrë përgjegje nga përfaqësuesit komunal.
Drejtori Semetishti po ashtu ka njoftuar se ky proces i diskutimeve publike do të vazhdoj, andaj ka kërkuar nga pjesëmarresit dhe të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me komentet dhe sygjerimet e tyre, në mënyrë që të arrihet të finalizohet një dokument sa më përmbajtësor për komunën tonë.
Prandaj, “Profilin e Komunës” – si dokument të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Komunës dhe mund t’i paraqesin komentet e tyre në formë të shkruar në Drejtoratin për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit deri më datën 18 janar 2022.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...