Lufta në Ukrainë, Papa Françesku: Krim kundër Zotit dhe njerëzimit

PUBLIKUAR

Papa Françesku e ka krahasuar luftën në Ukrainë me një “krim kundër Zotit dhe kundër njerëzimit”, duke bërë thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund konfliktit.

Duke folur gjatë një fjalimi para trupit diplomatik në Vatikan të hënën, Papa tha se konfliktet si lufta në Ukrainë me “vdekjen dhe shkatërrimin” e saj dhe “sulmet ndaj infrastrukturës civile” janë të ngjashme me krimet “kundër Zotit dhe njerëzimit”.

“Sot, ndihem i detyruar të rinovoj apelin tim për një fund të menjëhershëm të këtij konflikti të pakuptimtë, efektet e të cilit ndihen në rajone të tëra, edhe jashtë Evropës, për shkak të pasojave të tij në fushat e prodhimit të energjisë dhe ushqimit, mbi të gjitha në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme”, theksoi ai.

Ai gjithashtu foli mbi efektin e luftës në Ukrainë e cila sipas tij ka ndikuar tek “më të brishtët; fëmijët, të moshuarit e invalidët”, duke thënë se është “lënë një gjurmë e pashlyeshme në familje”. /Abc news

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...