Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s.
Kjo u bë e ditur nga misioni i SHBA-së në NATO, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook.
Tutje theksohet se Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve, njofton Telegrafi.


