Ambasadori amerikan flet për plagosjen në Shtërpcë: Jemi të shqetësuar, e dënojmë aktin

PUBLIKUAR

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të tepër të shqetësuar për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Ai ka thënë se SHBA-ja e dënon një akt të tillë dhe ka falënderuar autoritetet e Kosovës për shpejtësinë e veprimit dhe kapjen e të dyshuarit.

“Ishte nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi të marr pjesë në shërbesën e mëngjesit për Krishtlindje. E shfrytëzoj këtë mundësi të flas për atë që ndodhi dje në Shtërpcë. Dhe mund ta them në emër të SHBA-së se sa të shqetësuar jemi për dy personat e rinj që u qëlluan”, ka thënë Hovenier.

“E dënojmë një akt të tillë sigurisht. Dhe jemi falendëruar që autoritetet vepruan me shpejtësi dhe e kapën të dyshuarin”, ka shtuar tutje. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin, nuk thotë nëse ai dyshohet për vrasje të dyfishtë në Demiraj të Gjilanit

Prokuroria Themelore e Gjilanit po kërkon paraburgim për 65-vjeçarit me inicialet B.D., i arrestuar...

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë...

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...