KFOR i kthen përgjigje Serbisë në kërkesën për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë

PUBLIKUAR

Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Qeverisë së Serbisë mbi kërkesën për kthimin e një pjesë të forcave të saj në territorin e Kosovës.

Sipas mediave serbe, përfaqësues së Ushtrisë së Serbisë në natën e Krishtlindjes Ortodokse, në ora 19:00, në pikëkalimin kufitar të Merdares, kanë marrë përgjigje për kërkesën e kthimit të rreth 1,000 ushtrëve dhe policëve serbë në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Dokumenti i marrë nga KFOR është dorëzuar në kabinetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Nuk është bërë ende e ditur përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb për këtë kërkesë. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin, nuk thotë nëse ai dyshohet për vrasje të dyfishtë në Demiraj të Gjilanit

Prokuroria Themelore e Gjilanit po kërkon paraburgim për 65-vjeçarit me inicialet B.D., i arrestuar...

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë...

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...