Çaji i bërë me arra të plota për pastrimin e enëve të gjakut dhe eliminimin e parazitëve

PUBLIKUAR

Arrat janë pjesë e shumë ushqimeve të ëmbla, por edhe të atyre të njelmëta

Mundësia e kombinimit të tyre është e madhe, por gjithashtu kanë edhe vlera të shumta nutritive

Përmbajnë proteina, fibra dhe thartira yndyrore omega-3 dhe antioksidantë.

Ju do të ndiheni më mirë pas gotës së parë të çajit, transmeton Telegrafi.

Imuniteti

Një pjatë arra është plot materie të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë edhe proteinat (4 gramë), fibrat (2 gramë) dhe magnezin (45 gramë), që të gjitha janë të rëndësishme për forcim të sistemit të imunitetit dhe për shëndetin në përgjithësi. Po ashtu janë burim i mirë i vitaminës B6 dhe janë burim i shkëlqyeshëm i bakrit.

Yndyra të shëndetshme

Arrat janë unike ndër frutat arrore sepse përmbajnë pothuajse yndyra tërësisht të shëndetshme, yndyra gjysmë të ngopura (13 gramë), duke përfshirë këtu 2,5 gramë omega-3 alfa linolenike. Që u jep atyre një avantazh të madh për shëndetin e zemrës, shëndetin e trurit dhe inflamacionin, si dhe mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Antioksidantë

Ndër frutat arrore, arrat kanë më së shumti polifenole. Këto janë komponime bimore antioksidante që kanë role të dobishme në promovimin e shëndetit në mënyra të ndryshme, duke përfshirë shëndetin e zemrës, shëndetin kognitiv, inflamacionin dhe sëmundje të shumta.

stock-photo

Shëndeti i zorrëve

Hulumtimet tregojnë se arrat mund të jenë një zgjedhje e mirë për shkak të vetive të tyre prebiotike, të cilat mbështesin shëndetin e zorrëve dhe mund të ndikojnë pozitivisht në shumëzimin e baktereve të dobishme. Ato janë gjithashtu efektive në shkatërrimin e parazitëve në trup.

Bërja e çajit

Thyejeni një grusht arra, më pas i lagni në gjysmë litri ujë të ftohtë. Mbulojini dhe lërini brenda natës. Në mëngjes i vendosim në sobë derisa të vlojnë. Kur masa të vlojë, hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet.

E kullojmë dhe e pimë sa është e vakët. Mund të bëni çaj vetëm nga frutat e plota, nëse preferoni në këtë mënyrë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...