Prokuroria: Dejan Pantiqi u dërgua në arrest shtëpiak për shkak të aspektit human, i njëjti kishte probleme shëndetësore

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se  në bazë të kërkesës së kësaj prokurorie, më 12.12.2022, Gjykata Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Dejan Pantiq, ka caktuar masën e paraburgimit për veprën penale “Sulm terrorist”.

Në njoftim thuhet se edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

“Pas vizitave të ekipeve mjekësore të EULEX-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë  shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka shtuar se “duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasiqë i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzoj të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”.

SHIKO MË SHUMË

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...