KURTI: KOHA QË I KEMI DHËNË KFOR-IT PËR LARGIMIN E BARRIKADAVE PO SHKON SHPEJTË

PUBLIKUAR

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bashkëpunim të mirë më KFOR-in por siç ka thënë ai, “nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë por edhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë”

“Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të tolerohet por ato do të largohen. Ne i kemi dhënë kohën e mjaftueshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shkon më shpejtësi”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë, raporton teve1.info.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të bisedojnë më kriminelët por do t’i arrestojë.

“Veprimeve të ligjshme të Qeverisë së Kosovës i janë kundërvënë kriminelët duke sfiduar punën e organëve të zbatimit të ligjit por edhe duke cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel të sanksionuar nga SHBA dhe Britania po mbështet nga Vuçiq për të destabilizuar sigurinë në rajon dhe cenuar integritetit territorial të Republikës tonë.Institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë e bisedojnë më kriminel, por do t’i arrestojnë ata”, ka thënë Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...