Kuvendi i Komunës së Lipjanit zhvilloi punimet e mbledhjes së 14-të

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 14-të me radhë, në të cilën u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin propozuar për këtë seance.

Kryetari Imri Ahmeti, së bashku me drejtorët e drejtorateve komunale kanë dhënë sqarime në të gjtha çështjet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Në këtë seancë, Kuvendi i Komunës ka aprovuar propozim vendimin për Miratimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis, propozim vendimin për Miratimin e Planit për Integritet në Komunën e Lipjanit, propozim vendimin për publikimin e listës së veqantë pronave të paluejtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim për vitin vijues 2023, propozim vendim për miratimin e Planit për Vlerësimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsitë tjera në territorin e Komunës së Lipjanit.

Gjatë punimeve të kësaj seance u raportua edhe për zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Lipjanit si dhe u dha një informatë nga Këshilli Komunal Koordinues Komunal në mbrojtje të viktimave të dhunës në baza gjinore.

 

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...