Kryetari Imri Ahmeti po qëndron në Izrael, bashkë me disa Kryetar Komunash

PUBLIKUAR

Me ftesë të Asociacionit të Autoriteteve Lokale në Izrael, bashkë me disa kryetarë të komunave Kryetari Imri Ahmwti po qëndron në një vizitë në Izrael

“Gjatë kësaj vizitë, kemi marrë pjesë në Konferencën “MuniWorld2022” e ku kishim një pritje nga z.Isaac Herzog, Presidenti i Shtetit të Izraelit – pritje për kryetarët e komunave – pjesëmarrës në ‘MuniWorld’ si dhe nga z.Moshe Lion, Kryetari i Komunës së Jerusalemit – pritje e delegacioneve ndërkombëtare”, ka thënë Ahmeti

“Poashtu gjatë kësaj Konference u mbajtë një seancë plenare “Progreset komunale për mposhtjen e Sfidave Globale” si një takim unik ndërkombëtar që fokusohet në sfidat globale që prekin komunat në mbarë botën”

“Konferenca ‘MuniWorld2022’ do të shërbejë si një platformë për ndarjen e vizioneve, metodologjive dhe praktikave më të mira për promovimin e qëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe inovacionit komunal dhe global, që do t’u shërbejë komunave në mbarë botën.Në këto takime do të shqyrtohen edhe temat si: Udhëheqja dhe llogaridhënia komunale si faktor për qëndrueshmëri dhe stabilitet lokal dhe kombëtar, pastaj Komunat si reaguesit e parë dhe agjentët e stabilitetit mes një bote në ndryshim, Si do të jenë komunat në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike etj” ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...