Sekuestrohet drogë në Lipjan, arrestohen tre persona të dyshuar

PUBLIKUAR

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 05:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan, policia ka arrestuara tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

Personat e dyshuar: G.H., mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B.S., mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe P.N., mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...