U kritikua për linjat, dizajneri i BMW-së tregon arsyet e pamjes kontroverse të modelit XM

PUBLIKUAR

Domagoj Dukec pranon se është marrë vendimi, që qëllimisht të rritet dizajni i dritave të përparme, me qëllim që të veçohet nga veturat e tjera.

BMW XM është modeli i parë i divizionit M pas M1, por edhe një veturë që ngriti pluhur si asnjë tjetër më parë, transmeton Telegrafi.

Ka arsye për kritika. Për shembull, edhe pse kjo është BMW-ja më e fortë në gamë, XM peshon 2710 kilogramë, duke u bërë modeli më i rëndë në gamën e prodhuesit bavarez, dhe për këtë arsye vështirë se mund të përshkruhet si sportiv.

Kur bëhet fjalë për dizajnin që shkaktoi opinione të ndryshme, kreu i BMW M, Frank van Mel si dhe shefi i dizajnit të BMW, Domagoj Dukec, janë përpjekur të shpjegojnë se si erdhi kjo XM.

Dukec pranon se vendimi është marrë për të zgjeruar qëllimisht dizajnin e dritave të përparme, në mënyrë që vetura  të veçohet mes veturave tjera.

Blerësit potencial thuhet se po kërkonin pikërisht atë – një dizajn më të theksuar, kështu që dritat e mëdha nuk duhet të na habisin.

Gjithçka është e madhe në XM, duke përfshirë rrotat 23 inç. Për të mos përmendur gypat e pasmë të shkarkimit, si dhe atë që është nën kapak të motorit. Prodhimi ka filluar, dhe çmimi fillestar i modelit XM është 170.000 euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...