Drejtori i Doganës: S’na kanë shkaktuar vështirësi dorëheqjet e serbëve

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës është institucioni i vetëm që deri më tani e ka zëvendësuar stafin e dorëhequr nga pjesa veriore e vendit, në vargun e dorëheqjeve të tyre nga institucionet e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agron Llugaliu, ka thënë se dorëheqja e 11 doganierëve në veri nuk u ka shkaktuar kokëçarje.

“Edhe ashtu kemi pasë mbulueshmëri të mirë me stafin gjithëpërfshirës duke mos u kufizuar vetëm në stafin e minoritet serb”.

“11 zyrtarë kanë paraqitur dorëheqjet, serbë që jetojnë dhe punojnë në veri. Normalisht sikur që e kemi vërejtur edhe tek rastet tjera ka qenë ndikimi politik që janë larguar për shkak të pasigurisë dhe linçimeve janë detyruar që të dorëhiqen. Nuk kemi pasë vështirësi në kuptim të mbulimit”./klankosova/

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...