Sveçla pas njoftimit të IPK-së: Të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se rekomandimi i Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan është duke u zbatuar nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja Osmani ka njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve të ndaj zyrtarëve policorë që janë angazhuar në gjithë rastin e 35-vjeçares shtatzënë që u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

‘Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan. Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritashme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim. Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal’, ka njoftuar Sveçla.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e Komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve, të cilët kishin trajtuar rastet ndaj Sokol Halilit, personi i cili të mërkurën vrau shtatzënën 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së. Dyshohet se katër zyrtarët kanë kryer veprat penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “.

Një 35-vjeçare shtatzënë u privua nga jeta më 30 nëntor të këtij viti. Bashkëshorti i saj, Sokol Halili ishte i dyshuar për vrasjen e së ndjerës dhe i njëjti ishte në arrati për 48 orë. Ishte Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili njoftoi se Haliti kishte kryer vetëvrasje.

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...