Skenderajasi dërgohet në burg pasi kanosi vazhdimisht ish-bashkëshorten

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një burrë në Skenderaj pasi që nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata dhe përmes rrjeteve sociale kishte kërcënuar ish-bashkëshorten.

Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se i dyshuari e kishte kërcënuar ish-bashkëshorten vazhdimisht.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata si dhe i njëjti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur në vazhdimësi viktimën femër kosovare (ish-bashkëshorten e tij). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...