Vrasjet e fundit të grave, Osmani e quan urgjencë kombëtare

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në takimin e thirrur me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, e ka quajtur urgjencë kombëtare situatën e krijuar të cilën e ka konsideruar si epidemi e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Osmani ka deklaruar se janë disa raste të vrasjes së grave që mund të parandaloheshin siç është janë rastet e Diana Kastratit, Sabile Mavroqanit, Valbona e Klara Ndrecaj, e po ashtu edhe rasti i fundit i Hamide Magashit, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu e para e shtetit dha shifra për rastet e dhunës e të cilat nuk janë trajtuar në formë profesionale.

Në këtë takim nuk po marrim pjesë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë megjithëse sipas Osmanit kishin konfirmuar se do vinin, andaj ajo e quajti të papranueshme këtë sjellje, ndërkohë që përmendi se Lista Serbe bojkoton vendin por ata nuk duhet të merren si shembull.

Pjesë e këtij takimi është kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ushtruesja e detyrës së Ministrës së Shëndetësisë, Dafina Gexha, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i takimit është dalja me rekomandime për veprime konkrete të parandalimit të këtyre rasteve.

Takimi është me dyer të mbyllura, dhe nuk ka prononcime pas përfundimit të tij.

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...