Albulena Haxhiu shpreh pikëllimin për varrimin e 35 vjeçares

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social “Facebook” ka treguar se ka qenë në varrimin e Hamide Magashit, gruas e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili

Ajo ka thënë se Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.

“Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë pa ndërhyje

Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë.

Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.

Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të!

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...