Imami i Lipjanit: Hamide Magashi u varros bashkë me foshnjën në bark

PUBLIKUAR

Imami i xhamisë së Lipjanit, Vehbi Gajtani pas ceremonisë ka deklaruar për Gazetën Insajderi se e ndjera Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj është varrosur bashkë me fhoshnjën e saj brenda barkut.

“Foshnja nuk është hekur nga barku i saj. Lejohet me u varrosë, pasi që ai nuk ka lindë i gjallë pasi ka vdekë me vdekjen e nënës”, tha Gajtani.

Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.

Askush nuk mund tua lehtësoj atyre dhimbjen derisa humbjen e motrës e vajtojnë me dënesë, shkruan Gazeta Insajderi.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...