Një grua shtatzënë vritet para Gjinekologjisë në QKUK, dyshohet se është prej Lipjanit

PUBLIKUAR

Një grua shtatzënë, ka mbetur e vdekur përballë Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare.

Burimet bëjnë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për H.M, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit.

Rasti e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se dyshimet e para çojnë tek vrasja, ndërkaq viktima është e moshës 35-vjeçare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Për rastin ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.
Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, thuhet në reagim.

Jo zyrtarisht mësohet se gruaja është vrarë me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...