Kryetari Imri Ahmeti ngushëllon familjen Rrahmani

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emër të të gjitha institucioneve komunale, ngushëllon familjen Rrahmani për vdekjen e familjarit të tyre Lorik Rrahmani, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku.

E nderuar familje Rrahmani,

Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj, Lorik Rrahmani.
Jo vetëm familja, por i gjithë qyteti i Lipjanit humbi një djalë të ri, të urtë e të edukuar, një nxënës shembullor në shkollën fillore “Ernest Koliqi” në Babush.
Sot bashkëndjejmë dhimbje të madhe së bashku me ju dhe gjithë qytetarët lipjanas.

Ngushëllime familjes Rrahmani!
Ngushëllime shokëve dhe shoqeve të Lorikut!
Ngushëllime gjithë qytetit të Lipjanit!

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...