Gruas në Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj njofton se ka pranuar një informacion se një grua në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë shkuar te shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, gruaja me inicialet K.B e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

Rasti është inicuar si, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.

“Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se një person në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri. Hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar tek shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, personi K.B (F/K) e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar. E dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...