Hyrja në fuqi e ligjit për pagat, si u shkurtua afati?

PUBLIKUAR

Qeveria Kurti e ka dërguar në Kuvend të projektligjin për paga dhe tash u mbetet ligjvënësve për ta çuar përpara atë.

Por, para se ky projektligj të shkonte në Kuvend u përditësua. Më parë parashihej që Ligji për Paga të hynte në fuqi pas tetë muajve. Por tani nuk është kështu.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës e ka konfirmuar se pas miratimit në Kuvend vetëm një muaj do të nevojitet që ligji do të hyjë në fuqi.

Që ligji të hyjë në fuqi më shpejtë ka kërkuar edhe opozita.

Kjo është konfirmuar nga Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne prej fillimi kemi kërkuar që me hy në fuqi sa më herët”, i ka thënë Bajrami Gazetës Express.

Konsultimet për Ligjin e Pagave

Në muajin tetor të këtij viti kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përballej me kërkesat e sindikatës së arsimit – kishte premtuar hapje të diskutimit publik për Ligjin e Pagave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në përgjigjen e tij për Gazetën Express, ka thënë se ka pasur gjithëpërfshirje në këtë diskutim.

“Në konsultime publike ka pasur gjithëpërfshirje të institucioneve relevante dhe palëve të interesuara. Një ndryshim në kuadër këtyre konsultimeve ka qenë edhe reduktimi i kohës së paraparë që ligji të hyjë në fuqi, nga 8 në 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare”, ka deklaruar ai.

Kryeziu po ashtu ka thënë se Ligji për Paga është paraparë edhe në projekt-ligin e buxhetit për vitin 2023.

Pagat, inflacioni dhe grevat

Qeveria Kurti më 23 nëntor ka shfuqizuar vendimin e vitit 2017 të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ndërkaq, Kurti si argument se pse duhet të ndalen grevat në arsim e ka përmendur edhe Ligjin për Pagat.

Kategoritë e sektorit publik po kërkojnë rritje për paga, pasi thonë se nuk po munden të i’a dalin për shkak të inflacionit, që sipas Bankës Botërore është mbi 19 për qind.

Ndërkohë, buxheti për vitin 2023 pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, prej tyre 745 milionë euro do të jenë për paga dhe mëditje.

Opozita vazhdimisht ka këmbëngulur që Ligji për Paga të jetësohet sa më shpejtë. /Express

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...