Nëse keni turp të pyesni… Përse vazhdimisht kam gazra?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Problemi yt është i pakëndshëm, mirëpo lajm i mirë që gazrat më së shpeshti tregojnë problemin serioz

E para, mos u brengosni. Fryrja e barkut apo të ënjturit tani janë dukuri shumë e shpeshtë.

Pacientët ënjtjen më shpesh e përshkruajnë si ndjenjë e fortësisë në stomak, por ndonjëherë janë të pranishme edhe dhembje të mëdha fizike.

Gazrat më së sheshti i lidhin me ushqimin e caktuar. Mirëpo, edhe stresi mund të jetë shkaktar, sepse ai është pasojë e sindromës së zorrëve nervoze.

Dhimbja lëviz nëpër gjithë stomakun, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, edhe trashja abdominale (e stomakut) indirekt mund të ndikojnë në shfaqjen e fryrjes për shkak që indet yndyrore nën lëkurë, d.m.th. dhjami, u bëjnë trysni organeve përreth, si p.sh. lukthit dhe zorrëve.

Do të duhej që të verifikoni edhe një gjë – a keni infeksion të lukthit me bakterin helikobakter pilori.

Vështirësia që organizmi manifeston në shpërbërjen e një sërë ushqimesh, si dhe gëlltitja e ajrit janë dy ndër faktorët më të shpeshtë që çojnë në formimin e gazrave në aparatin tretës.

Gazrat mund të manifestohen gromësirave apo çlirimit nëpërmjet rektumit (zorrës së trashë). Gazrat e stomakut janë ndër problemet e shpeshta prej të cilave vuan një pjesë e mirë e popullatës.

Neglizhenca në trajtimin e tyre, shpesh shfaqet në nivele të larta duke bërë që shumë persona të përballen me gjendje të parehatshme.

Në këto kushte nuk duhet lënë anash marrjen e kujdesit mjekësor të specializuar në rast se sasia e gazrave në aparatin tretës është në nivele të larta dhe e përsëritur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...