Jeep kërkon ndihmë nga njerëzit për ta emëruar makinën Wagoneer S – personit që i zgjidhet ideja do t’i jepet shpërblimi i madh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Jeep ka rrugës një Wagoneer elektrik. Kompania e prezantoi modelin dhe disa të tjerë në muajin shtator, duke e quajtur atë Wagoneer S në atë kohë.

Sidoqoftë, ky nuk do të jetë emri i tij zyrtar kur të dalë në shitje. Jeep hapi një konkurs online duke kërkuar emra të mundshëm për këtë makinë, dhe për këtë po pyet qytetarët për ide të emrit.

Atij personi që i përzgjidhet ideja për emrin do t’i jepet një pako shpërblimi që ka vlerë prej 40 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Konkursi nisi më 23 nëntor dhe është i hapur deri të premten më 2 dhjetor.

Jeep ka një faqe interneti ku i pranon aplikimet, së bashku me formularin që duhet plotësuar. Secili që merr pjesë në këtë konkurs duhet të jetë shtetas amerikan.

Në tabelë, duhet të plotësoni të dhënat tuaja, aty gjendet edhe kutia ku duhet të jepni idenë për emrin, që duhet të jetë me 50 shkronja ose më pak.

Fituesi i çmimit të madh do të shpërblehet me udhëtim për skijim në Jackson Hole Mountain Resort. Paketa përfshin biletat e avionit, akomodimin, biletat e ashensorit, qiratë, udhërrëfyesin dhe udhëzimet si dhe një gift-card prej 1,000 dollarësh për të blerë në dyqan.

Në njoftim, kompania thotë se fituesi mund të marrë edhe tre persona me vete.

Jeep Wagoneer S është vetëm një EV që do t’i bashkohet linjës së prodhuesit të automjeteve në vitet e ardhshme. Jeep prezantoi gjithashtu Recon 2024, një SUV elektrik i fortë. Recon dhe Wagoneer S do të hyjnë në prodhim në vitin 2024 në SHBA. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...