U mbajt festivali i këngës për femijë “Lipjani Këndon”

PUBLIKUAR

Në ambientet e shtëpisë së kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, në orët e mbrëmjes së djeshme u mbajtë festivali i këngës për fëmijë “Lipjani Këndon”.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky festival është një mundësi e mirë që gjeneratat e reja të shpalosin talentet e tyre në fushën e kulturës dhe këndimit, duke premtuar që aktivitetet e tilla në të mirë të fëmijeve dhe krijimi i kushteve më të favorshme për kulturën e këngës dhe valleve në qytetin e Lipjanit do të vazhdojnë të jenë prioritet i Komunës së Lipjanit.

Në garën e këngës individuale nga 9 garuese fituese doli Bora Salihu nga vlerësimi i jurisë profesionale, ndërsa nga gara e shkollave fillore të Lipjanit në këngë solistike dhe koret e shkollave, fituese doli sh.f.m.u “Vëllezërit Frashëri”, në Lipjan, shkruan Komuna e Lipjanit.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...