Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i qeverisë për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshëm.
“Ky vendim nuk ka me gjet zbatim. Nuk mundet mu zbatu një vendim i kundërligjshëm”, shkroi Miftaraj.
Ai po ashtu shtoi se i vjen keq për kryeministrin Kurti për siç tha, nivelin e njerëzve që e këshillojnë në çështje të drejtësisë.
“Këta nuk ia duan të mirën kryeministrit. Te njëjtit nuk duhet me vënë në situata të tilla kryeministrin”, përfundoi Miftaraj.


