Kurti: Në ftesën për takim me Vuçiqin u përmend afati i marsit, me atë e bleva biletën e avionit

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti tha se marsi i vitit 2023 ishte afati i përcaktuar nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas propozimit që iu është dhënë palëve paraprakisht. Ai tha se me atë ftesë e bleu biletën e avionit.

Kurti në një konferencë për media para qeverisë tha se ky afat ishte përmendur edhe në ftesën që BE-ja ia kishte dërguar atij për takimin e së hënës me presidentin serb Aleksadnar Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Madje, Kurti thotë se vet kishte kërkuar që procesi të përmbyllet në shkurt, ndërsa edhe nga marsi tha se BE-ja hoqi dorë.

“Afatin mars 2023 nuk e kam shkru unë, e ka shkruar Brukseli në ftesë. Në ftesën e Brukselit që synohej në fund të bëhej publike, është paragrafi ku thuhet se bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Andaj unë kam shkuar. Për herë të parë kemi afat. Dhe a e dini se çfarë kam kërkuar unë aty? Të jetë shkurti i vitit 2023. Thash pse marsi, pse jo shkurti? Më shpejt më mirë. Jo – tha – nuk bën shkurti, marsi. Iu thash shkurti, ata thanë marsi. Hajt po e lëmë marsin. Në fund unë pranova, ata e lanë krejt”, tha Kurti.

“Me atë ftesë unë e kam ble biletën e avionit, përndryshe nuk do të kishte kuptim po të ishin vetëm targat”, tha kryeministri.

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...