Shtime: Lëndohet një punëtor në fabrikën e zinkut, dërgohet në QKUK

PUBLIKUAR

Një punëtor ka pësuar lëndime në fabrikën e zinkut në Shtime.

I njëjti pas ndihmës së parë për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Qendres Emergjente Naser Syla.

Syla tha se gjendja e tij është stabile.

“Po ka qenë tek ne, është trajtuar. Ka pësuar lëndime në ekstremitetin e poshtëm të majtë. Pas ofrimit të trajtimit nga ne gjendja e tij është stabile. Është transferuar për operim në një spital privat”, tha Syla.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek lëndimi, njofton Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...