Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të Kurtit për shtyrjen 24 orëshe të shqiptimit të gjobave për targat.
Rohde, ka mbështetur deklaratën e SHBA-së për, duke dhënë se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për targat.
“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes”.
“E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, deklaroi ai.
Ndërkaq, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.
Lidhur me vendimin e ri të Kurtit, ende nuk ka reagim nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/


