“Ilaçi” më i ri për trajtimin e potencës? “Vegla” kurrë nuk është më e fortë, ndërsa trajtimi zgjat vetëm disa sekonda

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Injektimi i kësaj substance drejtpërdrejt në penis relakson organin dhe mundëson që të mbushet me gjak, gjë që ka rëndësi për arritjen e ereksionit

Urologët belgë kanë thënë që ky trajtim është treguar jashtëzakonisht i dobishëm, por që gjithsesi duhet bërë analiza më të hollësishme.

Për të qenë trajtimi efektiv, nuk është një terapi “permanente” për këtë problem, transmeton Telegrafi.

Si ta kontrolloni fortësinë e ereksionit?

Mjekët përdorin një masë me katër pikë për të vlerësuar forcën e një ereksioni, dhe ja si duket:

1: penisi nuk rritet;
2: penisi është i madh, por jo i fortë;
3: penisi është i fortë, por jo mjaftueshëm i fortë për të penetruar;
4: penisi është mjaft i fortë për të penetruar, por nuk është tërësisht i fortë;
5: penisi është tërësisht i fortë dhe tërësisht i ngurtë.

Hulumtimi i fundit, i publikuar në revistën “Urology”, ka bërë shtatë studime për botoksin dhe disfunksionin erektil.

Këto studime që kanë përfshirë 362 meshkuj, por në to nuk është saktësuar a kanë vuajtur të gjithë të intervistuarit nga disfunksioni erektil apo nga zvogëlimi i potencës, si dhe sa kanë qenë të vështira rastet e tyre.

Gjysmës së tyre u është injektuar placebo, ndërsa gjysmës botoks. Pastaj i është qasur matjes së fortësisë së ereksionit me ndihmën e kësaj mase të sipërpërmendur.

Gjithashtu me ultrazë kanë matur qarkullimin e gjakut në penis dhe kanë ekzaminuar meshkujt për të përcaktuar nivelin e disfunksionit të tyre erektil para dhe pas trajtimit.

Një studim ka treguar që përafërsisht gjysma e tyre të cilët kanë marrë botoks kanë pasur përmirësim drastik në tre muajt e ardhshëm. Pas gjashtë muajsh, që është normalisht periudha për të cilën rekomandohet të përsëriten injeksionet e botoksit në kozmetologji, këto efekte u zhdukën.

Një studim tjetër tregoi rezultate të ngjashme – 40 për qind e meshkujve impotent të cilëve iu dha injeksioni, ishin në gjendje të bënin seks tre muaj pas trajtimit.

Në fund të fundit është se Botox përmirëson ereksionin duke relaksuar përkohësisht muskujt e lëmuar në muret e enëve të gjakut në penis. Ai bllokon sinjalet nervore që normalisht kontraktojnë këta muskuj, që do të thotë se më shumë gjak mund të hyjë në organ dhe kështu të arrijë një ereksion më të fortë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...